Dëshmitarë okularë të një situatë shumë e rrezikshme u bënë pjesëmarrësit e trafikut rrugor në provincën kineze të Hunan. Nëpër një rrugë urbane po lëvizte një motoçikletë, në të cilën kishin hipur 8 persona! Dy fëmijë ishin ulur para shoferit, kurse pas tij edhe tri gra me dy fëmijë në krahë. Ndërkohë me kaskën mbrojtëse në kokë ishte vetëm motoçiklisti.

0Nëse arritën ata shëndosh e mirë deri në destinacionin e duhur - kjo nuk dihet. Por autoritetet provinciale, pasi kanë parë video-regjistrimin e kësaj situate, iu drejtuan gjithë banorëve të provincës me paralajmërimin: një marrëzi e tillë në rrugë është kërcënuese për jetën.