0"Grand Spa Yutsa" do të vendoset në shpatet e malit Yutsa, ku ndodhet një nga platformat më të mëdha në Rusi për të apasionuarit pas fluturimeve me deltaplanë (hang-gliding). Ky është i vetmi vend në Evropë, ku rrymat natyrale të ajrit janë të shpërndara në mënyrë të tillë që personat, të cilët merren me hang-gliding, mund të ngrihen për fluturim nga çdo shpat mali. Tani Meka për turistët që parapëlqejnë sportin ekstrem do të plotësohet me një vendpushim të klasit botëror. Ky koncept u propozua nga ekspertët e kompanisë gjermane Roland Berger. Projekti parashikon ndërtimin e hoteleve, qendrave argëtuese dhe një vendpushimi spa.

Në këmbë e malit Yutsa do të krijohet një liqen artificial me ujë kurativ dhe do të hapen disa qendra hidrotermale. I gjithë problemi konsiston në faktin, se në qytetin Mineralnie Vodi (Ujërat Minerale) ka më shumë se njëqind burime ujore kurative, të cilat përkatësisht vetive të veta medicinale tejkalojnë edhe pikën e famshme kurative çeke të Karlovi Vari. Përveç kësaj, në afërsi të vendpushimit të ri ndodhen dhjetra qendra të destinuara për rikuperimin e shëndetit dhe shumë shtëpi pushimi. Numri i tyre është rritur kaq shumë, saqë turistëve mund t’u sigurohet një pushim me çmime të volitshme. Dhe vetëm një gjysmë ore rrugë me makinë nga "Ujërat Minerale" ndodhet aeroporti ndërkombëtar. Kjo është nyja kryesore e transportit e gjithë klasterit turistik: brenda tri orëve nga atje pushuesit mund të arrijnë në çdo vendpushim të Kaukazit të Veriut. Në stinën e dimrit do të ketë shumë adhurues të sporteve dimërore, mendon Përfaqësuesi i korporatës shtetërore "Resortet e Kaukazit të Veriut" German Danillov:

- Skitë alpine mund të ushtrohen 4-5 muaj të vitit, por në Ujërat Minerale të Kaukazit punojnë gjatë gjithë vitit. Ujërat Minerale të Kaukazit janë territori i vetëm në botë ku mund të zhvillohet balneologjia në drejtime të ndryshme. Për shembull, në Pjatigorsk merren me trajtimin e sëmundjeve ortopedike, në Kisllovodsk me ato kardiologjike.

0Vendi turistik në fjalë është bërë tashmë mjaft atraktiv për të huajt, vërtetë tani për tani nga pikëpamja ekonomike. I gjithë rajoni i Ujërave Minerale të Kaukazit është një zonë e posaçme ekonomike me një klimë të favorshme për investime dhe për biznesin.