Izraeli mund të japë goditje mbi objektet bërthamore të Iranit, edhe nëse do të perceptojë se ky hap nuk do të bëjë gjë tjetër, veçse se do të shtyjë për disa vite krijimin e armës bërthamore nga Republika Islamike, deklaroi Ambasadori izraelit në Uashington Michael Oren.

0Diplomat izraelit theksoi, se sipas mendimit të tij, përftimi i armës bërthamore nga Irani përbën rrezik kërcënues për ekzistencën e Izraelit.


0 Më parë, Izraeli është kërcënuar në mënyrë të përsëritur për të dhënë goditje mbi objektet bërthamore të Iranit, në qoftë se përpjekjet diplomatike për të zgjidhur problemin bërthamor iranian nuk do të kurorëzohen me sukses.