Shiko galerinë fotografike

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në emër të gjithë qytetarëve rusë falënderoi kampionët olimpikë për debutimin e tyre të shkëlqyer.

- Arritjet tuaja kanë mbushur zemrat e miliona sportdashësve me krenari të ligjshme për vendin, për atletët tanë që i nënshtruan vetes majat më të vështira e më të larta sportive. Ju keni frymëzuar miliona tifozë tanë, dhe jo vetëm ata që janë përfshirë në aktivitetin sportiv, por dhe ata që e duan sportin, për të ndjekur me kënaqësi arritjet sportive të atletëve tanë. Vallë a mund të linte ndokënd indiferent ndeshja finale e ekipit tonë olimpik të volejbollit? Djemtë demonstruan karakterin e vërtetë të fitimtarëve. Ajo ishte një ndeshje fantastike, e mrekullueshme, pa diskutim.

Putin dekoroi me urdhra e medalje kampionët olimpikë dhe trajnerët e tyre. Në veçanti, urdhërin “Për merita përpara Atdheut” Presidenti Putin ia dorëzoi sportisteve të notit të sinkronizuar - tre-herë kampioneve olimpike Natalia Ishchenko dhe Svetllana Romashina, të cilat fituan në Londër dy medalje ari, dhe Anastasia Davydova - pesë herë kampione olimpike. Me këtë urdhër u nderua edhe sportistja e parë në historinë e gjimnastikës artistike (ritmike) dy-herë kampione olimpike Evgenia Kanaeva.

Shefi i administratës së Presidentit rus Sergei Ivanov, i cili dekoroi fituesit e medaljeve të argjendit dhe bronzit të Lojrave Olimpike në Londër, vuri në pah në mënyrë të veçantë "argjendin" e notarit Evgeni Korotyshkin. Në garën finale ai për një kohë vetëm t < 1 sek. i la vendin e parë 18-herë kampionit olimpik amerikan Michael Phelps, të pagëzuar me emrin “raketa”. U vu në dukje edhe medalja e bronzit e sportistes Tatjana Arkhipova - e para për ekipin kombëtar olimpik të Rusisë në maratonën për femra. "Rusia mbetet, si dhe më parë, një komb i madh sportiv, kurse sportistët kombëtarë, që morrën pjesë në Lojrat Olimpike në Londër, mbrojtën me dinjitet nderin e vendit" - deklaroi Kreu i administratës presidenciale.

0Ceremonia solemne në Kremlin u bë njëfarë nxjerrje jozyrtare e përfundimeve të debutimit të sportistëve rusë në Olimpiadën e Londrës, i cili mund të konsiderohet i suksesshëm. Ekipi rus u pozicionua i katërti në kualifikimin e përgjithshëm ekipor. Nga Kremlini medalistët olimpikë rusë u larguan me makina të reja, që i prisnin ata në Sheshin e Kuq të Moskës.