0Ai ndau me të pikëpamjet e veta mbi marrëdhëniet me Rusinë, bllokun e NATO-s, sistemin e ardhshëm Evropian të mbrojtjes antiraket si dhe perspektivat ekonomike të vendit.

Traian Bashesku beson se rreziqet më serioze për Rumaninë vijnë nga shtetet që nuk respektojnë normat ndërkombëtare. Në mënyrë të veçantë nga shtetet që ndodhen në afërsi të vendit - pra, në Lindjen e Afërme.

Ne e dimë fort mirë - po zhvillohet lufta e organizatave terroriste për qasje në teknologjitë ushtarake, duke përfshirë raketat që mund të kërcënojnë territorin e Rumanisë. Ne ndjekim, para së gjithash, linjën e politikës së garantimit të sigurisë sonë dhe jo atë të sigurisë së SHBA-ve. Me aleatët tanë në NATO dhe BE ne jemi gjithmonë në kërkim të pikësynimeve të përbashkëta. Por, duhet thënë, se jo gjithmonë ato përputhen. Për shembull: qëndrimi ynë përkatësisht Kosovës. Ai është krejtësisht i ndryshëm nga pozicioni i aleatëve të Rumanisë. Madje unë do të thoja se ai përkon me pozicionin e Moskës. Ndërsa kur gjetëm një partner që ka të njëjtat objektiva me ne në aspektin e sigurisë - dhe ky partner doli të jetë Amerika (SHBA), ne kemi rënë dakord që të dislokohen elementet e sistemit të mbrojtjes antiraket në territorin e Rumanisë.

Siç tha Bashesku, Rumania ka në plan të vendosë gjithsej 24 interceptorë raketash. Ky arsenal do të shërbejë për tu mbrojtur nga sulmet terroriste apo nga cilido shtet, që do të dëshironte të jepte goditje mbi vendet e NATO-s, por jo nga Rusia që disponon qindra raketa. Presidenti rumun deklaroi se është "mik i Shteteve të Bashkuara", por ndërkohë theksoi se nuk ka qenë kurrë armik i Moskës. Për më tepër, Bashesku vëren shumë fusha për bashkëpunim dypalësh. Për shembull, firmat ruse zotërojnë pothuajse gjithë prodhimin e çelikut në Rumani, rafineritë e naftës, vendburimet në Detin e Zi, ku nxirret gazi natyror dhe nafta. Ai shprehu besimin se Rumani është një partnere e ndërgjegjshme e Rusisë.

Traian Bashesku komentoi gjithashtu perspektivat e presidencës së tij të ardhshme. Duam t’ju kujtojmë, se më 29 korrik në Rumani u mbajt referendumi i mocionit të besimit ndaj Presidentit. Sipas të dhënave të Byrosë Qendrore Zgjedhore të Rumanisë, në referendum kanë votuar rreth 46 për qind të qytetarëve kundrejt 50% të kërkuara. 87.52 % e votuesve mbështetën dorëheqjen e Basheskut dhe vetëm pak më shumë se 11% u shprehën kundër. Vetë Presidenti mendon se vetëm Gjykata Kushtetuese ka të drejtë të vendosë mbi legjitimitetin e referendumit dhe se ai "nuk dëshiron të ndikojë në vendimin e tij".

Traian Bashesku deklaroi se Rumania mbështet ndërtimin e gazsjellësit “South Stream” ("Rryma Jugore"). Ju kujtojmë se ky është një projekt ruso-evropian për ndërtimin e tubacionit të gazit, i cili do të shtrohet nëpër fundin e Detit të Zi me itinerar nga Rusia në Bullgari, ndërsa më tej do të shtrihet në territorin e Italisë dhe Austrisë. Fillimi i ndërtimit të tij është planifikuar për në fund të vitit 2012. Ja se çfarë tha në lidhje me këtë projekt Traian Bashesku:

- Projekti në fjalë mbështet nga Bashkimi Evropian. Ndërsa ne jemi pjesë e këtij Bashkimi. Sigurisht, për ne projekti i gazsjellësit "Nabucco"është një projekt prioritar. Ne jemi gjithashtu pjesë e tij. Por ne kurrë nuk do t’i kundërvihemi ndërtimit të tubacionit “South Stream” ("Rryma Jugore"). Dhe kur ne morrëm propozimin nga autoritetet ruse për të bërë eksplorimet, zbulimet e para në zonën ekonomike të Rumanisë, përgjigja jonë ka qenë pozitive. Ne nuk mund të mos jemi pjesë e politikës energjetike evropiane.

Presidenti shtoi se Bukureshti i ka ofruar "Gazprom-it" rus mundësinë për të krijuar depo nëntokësore për ruajtjen e lëndëve hidrokarbure në Rumani. Çështja u ngrit në mënyrë veçanërisht akute kur Rusisë i lindën probleme me tranzitin e karburantit nëpërmjet Ukrainës. Bashesku dha garanci se Rumania ruan dëshirën për të mbetur partnere e “Gazprom-it”.

0Ia vlen të theksohet, se kohët e fundit Presidenti rumun është derdhur me një rrebesh kritikash në adresë të Radiokompanisë sonë. Ai deklaroi, se “Zëri i Rusisë” ushtron ndikim mbi shtypin rumun, i cili dyshohet se keqinformon popullsinë e vendit. Akuzat e tij u bënë një reagim i ashpër ndaj disa materialeve analitike të botuara në site e "Zërit të Rusisë". Pasionet u ndezën keq për shkak të referendumit për besimin ndaj Personit të Parë. Kryetari i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Andrei Bistrickij e ftoi Udhëheqësin rumun për të diskutuar haptazi keqkuptimet që lindën. Traian Bashesku e pranoi ftesën dhe u takua në Bukuresht me korrespondentin tonë special. Në intervistën ekskluzive me të ai konfirmoi pikëpamjen e shprehur më parë, se nuk pajtohet me gjithçka të shprehur nga autorët e "Zërit të Rusisë", por gjatë kësaj tha se nuk i konsideron këndvështrimet e gazetarëve të veçantë si të tilla që reflektojnë qëndrimin e autoriteteve ruse.