0Kjo është deklaruar nga Ministri për Zhvillimin e Lindjen e Largët dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Presidentit në Qarkun Federal të Lindjes së Largët Viktor Ishajev.

Presidenca e Rusisë në këtë Samit është vështirë të mbivlerësohet - takimi do të bëhet një ngjarje kyç në zhvillimin ekonomik të gjithë Lindjes së Largët Ruse, shtoi Viktor Ishajev.

APEC përfaqëson në vetvete klubin elitar të udhëheqësve të bllokut ekonomik me ndikim, i cili përfshin në radhët e veta 21 vende të rajonit të Azi-Paqësorit. Për më shumë se njëzet vjet të ekzistencës së vet APEC është shndërruar në gjenerator të ideve të reja për integrim në të gjithë rajonin e Azi-Paqësorit, ku jeton gjysma e popullsisë së Tokës. Në dekadat e fundit rajoni u bë madje dhe forcë lëvizëse (lokomotivë) e rritjes së shpejtë ekonomike, të cilit i bie për pjesë më shumë se gjysma e gjithë tregtisë botërore. Ekspertët parashikojnë se në të ardhmen këto shifra do të jenë akoma dhe më mbresëlënëse. Presidenca e Rusisë në Samitin e APEC do të lejojë që ajo të angazhohet më aktivisht në proceset integruese globale si dhe ta përdorë atë për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të Siberisë Lindore dhe Lindjes së Largët ruse, tha Viktor Ishajev.

- Ne tashmë kemi një numër propozimesh konkrete për investitorët japoneze. Për shembull, në Japoni është bërë një problem serioz pamjaftueshëria e energjisë elektrike. Në ishullin Sahalin (Sakhalin), ku ka vendburime të mëdha të qymyrit, mund të ndërtohet një central elektrik dhe të transferohet energjia drejtpërsëdrejti në Japoni. Përveç kësaj, Japonia në Lindjen e Largët ruse mund të angazhohet në mënyrë aktive në përpunimin e bio-resurseve si dhe lëndës drusore. Bile më tepër se kaq, këto projekte mund të jenë të çdo forme të pronësisë, madje edhe me kapital 100 për qind të huaj.

0Nga çështjet, të cilat do të shtrohen për diskutim në APEC, mund të vlerësohet gjendja aktuale e ekonomisë botërore. Nëse disa vite më parë temat e samitit fokusoheshin kryesisht në luftën kundër krizës ekonomike, tani vendet e rajonit të Azi-Paqësorit do të përqëndrohen në zhvillimin ekonomik të rajonit. Si tema kryesore për diskutim gjatë presidencës së saj në APEC Rusia ka deklaruar integrimin rajonal, zhvillimin e sistemeve të transportit, bashkëpunimin inovativ si dhe garantimin e sigurisë ushqimore, vuri në dukje Viktor Ishajev.