0Dy lëshimet e para të anijes kozmike “Progress” me ndihmën e raketave në fjalë do të kryen në fund të vitit 2013 dhe në fund të vitit 2014. Raketëmbajtësja e re është destinuar për të nxjerrë aparatet kozmike të automatizuara në orbitat e ulëta, të mesme, të larta, të sinkronizuara diellore, gjeo-kalimtare (midis 200 km-35.786 km) dhe gjeo-stacionare, sikurse edhe anijet kozmike të pilotuara dhe transportuese sipas programit të SKN-së. Kalimi në teknologjitë e dixhitalizuara mundëson zgjidhjen e një sërë detyrash, vëren kozmonauti Sergei Krikaljov:

- Së pari, kemi diçka që del jo më shtrenjtë por madje më lirë. Së dyti, jepet mundësia e zgjidhjes së detyrave në mënyrë më elastike, përderisa skemat analoge janë mjaft të ngurta, ndërsa ato të dixhitalizuara mundësojnë që me ndihmën e ndryshimit të programimit të sigurisë të ndryshohen edhe parametrat. Kjo skemë është më e sigurtë. Skemat analoge kontrollohen në atë mënyrë, që specialistët kontrollojnë me anë testeve vendin e duhur në skemën e duhur. Thënë më saktë, roli i faktorit njeri në skemat analoge është shumë më i lartë, se në skemat e dixhitalizuara.

Por ndërkohë, thekson Sergei Krikaljev, tashmë gjithçka po punon në mënyrë të dixhitalizuar. Madje edhe ato, që ne i quajmë analoge, përmbajnë gjithashtu skema të dixhitalizuara. Prandaj e gjithë çështja qëndron në shkallën e dixhitalizimit. Gjithë seria e raketëmbajtëses “Sojuz-2” përmban dallime thelbësore nga programi i pilotuar i raketës “Sojuz-U” (russ."Союз-У"), që është përdorur deri tani. Natyrisht, këto raketa janë më të përsosura dhe me kalimin e kohës do të jenë më të sigurta dhe më të lira për nga kosto, vë në dukje Kryeredaktori i revistës “Të rejat e kozmonautikës” (russ."Новости космонавтики") Igor Marinin:

- Por përderisa ato nuk janë vënë akoma në shfrytëzim dhe përderisa ende nuk kanë kryer sasinë e mjaftueshme të fluturimeve, atëherë nuk mund të thuhet se janë më të sigurta. Sa i përket kostos së tyre, ato ende nuk janë futur në prodhimin seri. Në variantin e prodhimit seri, ndoshta, do të dalin me kosto më të lirë se “Sojuz-U".

“Sojuz-2” është një seri e plotë prodhimi raketëmbajtësesh. Ajo përbëhet nga tre raketa: “Sojuz-2.1A”, “Sojuz-2.1B” dhe “Sojuz-2.1V”. Sipas ekspertit në fjalë, ato do të lëshohen edhe si aparate kozmike për qëllime të fushës civile, ashtu edhe me destinacion ushtarak. Për këtë raketëmbajtëse, s’ka asnjë ndryshim, se çfarë nxjerr në orbitë: ajo është universale.

Instalimi i sistemit drejtues të dixhitalizuar tek “Sojuz-2” mundëson që saktësia e punës të rritet me dy herë. Dhe në mbikëqyrjen e punës së këtij sistemi do të marrin pjesë vetëm dy ekspertë dhe jo 40 të tillë, siç ka ndodhur më parë.