Gjykata e SHBA-ve dënoi me 12 afate burgimi të përjetshëm

qytetarin somalez Mohammad Shibin, i cili është konsideruar si njëri prej organizatorëve të veprimtarisë së piraterisë në brigjet e Afrikës Lindore.

Ai u arrestua në prill të vitit 2011 gjatë operacionit për lirimin e jahtit “Quest” të kapur nga piratët me katër qytetarë amerikanë në bord. Në momentin e marrjes së anijes me sulm nga forcat speciale amerikane të katër robërit u gjetën të vdekur.

0Përveç dënimit me 12 afate burgimi të përjetshëm, Mohammad Shibin duhet t’u paguajë familjeve të viktimave dhe qeverisë së SHBA një shumë prej 5.4 milionë dollarë si kompensim.