0Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë së Rusisë bëri të ditur, se Rusia këtë vit nuk do të kufizojë eksportin e grurit dhe do japë kontributin e saj në luftën kundër krizës ushqimore.

Specialistët e Organizatës Botërore të Ushqimit pranë OKB-së janë mjaft të shqetësuar në lidhje me situatën e krijuar dhe bëjnë thirrje për rrezikun që vjen nga rritja e çmimeve, e cila mund të çojë në përsëritjen e krizës ushqimore të viteve 2007-2008.

Shirat e fuqishëm në Brazil, thatësira në SHBA, Kazakistan, Ukrainë dhe Rusi çuan në rënien e treguesve të zakonshëm të të korrave. Rëndom, llogaritë e veta specialistët e Organizatës Botërore të Ushqimit pranë OKB-së nuk para i publikojnë, por pasi kanë vënë re një kapërcim të menjëhershëm të rritjes së çmimeve në korrik, ata gjithësesi kanë dhënë sinjalin e alarmit. Treguesit e çmimeve në gjithë botën për muajin maj janë për t’u shqetësuar, shprehet Drejtorja e Përgjithëshme e Institutit të Marketingut Agrar Elena Tjurina:

- Paraprakisht, të korrat e këtij vitit, sigurisht parashikohen të jenë më të këqija se ato të vitit të kaluar. Pritet ulja e vëllimit të të korrave të kulturave të drithërave. Kjo ka çuar tashmë, që në periudhën nga maji në vazhdim të rriten çmimet për grurin me 30-35% varësisht rajonit. Për rrjedhojë, pas grurit pritet të rritet edhe çmimi i miellit.

Në sfondin e parashikimeve të frikshme Rusia nga ana e saj po ruan qetësinë. Autoritetet kanë dhënë siguri, se nuk kanë ndërmend të kufizojnë eksportin e drithërave. Sipas fjalëve të Zv.kryeministrit rus Arkadi Dvorkoviç, nuk ka arësye për kufizimin e eksportit të drithërave. Por, shtoi ai, vendosja e tarifave mbi eksportin në vitin 2013, gjithësesi, është plotësisht e mundur. Megjithatë, për Rusinë kriza ushqimore nuk paraqet asnjë kërcënim, vijon më tej Elena Tjurina:

- Mund të thuhet se nuk na kërcënon ndonjë defiçit i produkteve ushqimore. Ka të ngjarë të ketë një rritje të çmimeve me më shumë se 15%, por në këtë rast do të ulet vëllimi i përgjithshëm i konsumit dhe popullata do të kalojë tek konsumimi i produkteve ushqimore më të lira. Rusia bën pjesë ndër pesë furnizuesit kryesorë të drithërave në tregun botëror. Për hir të së vërtetës, këtë vit vëllimi i përgjithshëm i të korrave mund të jetë i tillë, sa që do të sjellë në një vëllim më të pakët eksporti.

Sipas Zv.kryeministrit rus Arkadi Dvorkoviç, Rusia, tani për tani, nuk ka arësye të prekë rezervat e saj strategjike të drithërave për qëllime shitjeje. Dhe falë kësaj, çmimet e drithërave kanë stabilitet. Në Rusi tashmë janë mbledhur të korra në më shumë se 37 milionë ton drithëra, përkundrejt 38,7 milionë ton për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kësisoj, Rusia i ka të gjitha shanset për të sjellë kontributin e saj në pengimin e një katastrofe ushqimore të re në botë.