0Për 100 ditët e para në postin e vet si President i Rusisë Vladimir Putin ka ndërmarrë vizita zyrtare në 11 vende të botës, duke përfshirë edhe Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe, Meksikën e Izraelin. Ekspertët vërejnë se në arenën ndërkombëtare Putin po vendos akcentet në një mënyrë të re dhe se po rishpërndan vemendjen midis partnerëve të ardhshëm.

Gjëja më interesante ka ndodhur në fillim të mandatit të ri të Putinit në postin e Presidentit të vendit, kur ai nuk shkoi në Camp David për pjesëmarrje në samitin e “G-8”, mendon ekspertja ruse për politikën e jashtme Eugjenia Vojko:

- Me këtë veprim të vetin Vladimir Putini ka treguar se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara nuk do të zhvillohet në mënyrë aq të vrullshme dhe të spikatur si në kohën e presidencës së Dimitri Medvediev-it. Së paku retorika e Presidentit Vladimir Putin në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara do të ndryshojë. Ndërsa vetë fakti se në samitin e “G-8” shkoi Dimitri Medvediev është një sinjal i qartë, se ish-Presidenti dhe Kryeministri aktual do të vazhdojë ta mbikëqyrë atë.

Bisedimet me Presidentin Barack Obama Putini i zhvilloi megjithatë, ndërkaq jo në Rusi apo në Shtetet e Bashkuara por në Meksikë, gjatë samitit të “G-20”. Në këtë mënyrë ai demonstroi se nga bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara ai nuk do të heqë dorë kurrsesi, por ky drejtim pushoi së qeni ndërkohë prioritar për Rusinë. Politika e jashtme e Putinit do të fokusohet kryesisht në rajonin e Azisë, tha ekspertja ruse Eugjenia Vojko:

- Në këtë drejtim fjalë bëhet si për Kinën, ashtu dhe për vendet e Azisë Qendrore. Ndër to mund të përmendim Kazakistanin, Uzbekistanin, shtete këto që, në fakt, u vizituan nga Vladimir Putin që në fillim të qershorit. Në rastin me Kinën fjalë u bë mbi atë, se është e nevojshme të konfirmohet bashkëpunimi ndërmjet Rusisë dhe Kinës në çështjet e ngutshme aktuale të politikës së jashtme, veçanërisht në lidhje me dosjen bërthamore të Iranit dhe çështjen e Sirisë. Këtu ishte maksimalisht e rëndësishme të tregohej se njëfarë ftohje, që u vu re mes dy vendeve në fjalë, kishte të bënte me furnizimet e burimeve të energjisë dhe konkurrencën midis Rusisë dhe Kinës në Azinë Qendrore, ndërsa qëndrimet e dy shteteve për çështje globale konvergojnë. Dhe se së bashku Rusia e Kina mund të bëhen një kundërpeshë solide e bllokut perëndimor.

0Një interes të veçantë ngjalli tek analistët politikë perëndimorë deklarata e Vladimir Putinit mbi atë, se në të ardhmen e afërt Rusia do të përdorë gjithnjë e më aktivisht në arenën ndërkombëtare politikën e së ashtuquajturës fuqi e butë (soft power). Ajo presupozon promovimin e interesave kombëtare jo me anë të ushtrimit të presionit ushtarak, por nëpërmjet zgjimit të interesit dhe simpatisë ndaj vendit, kulturës dhe trashëgimisë së tij intelektuale.