Në veri-perëndim të Iranit në provincën e Azerbajxhanit Lindor, ku më 11 gusht ranë dy tërmete të fuqishëm, nën rrënojat e godinave u gjetën të gjallë dy persona. Kjo ndodhi dy ditë pas përfundimit zyrtar të operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit. Sipas njoftimeve të Agjencisë iraniane IRNA, gjendja e të mbijetuarve vlerësohet si e mirë.

0Sipas statistikave zyrtare, viktima të tërmetit u bënë të paktën 306 persona, u plagosën e morrën trauma të ndryshme rreth 3 mijë të tjerë, kurse 1 mijë banorë kanë mbetur të pastrehë.