Depresioni kohëgjatë çon në një reduktim të ndjeshëm të vëllimit të trurit. Kjo është dëshmuar nga rezultatet e kërkimeve të shkencëtarëve të Yale University.

Një grup shkencëtarësh të kryesuar nga Profesor Ronald Duman shtroi si pikësynim përpara vetes të përcaktojë se në ç’mënyrë ndikojnë në trurin e njeriut stresi i vazhdueshëm dhe depresioni. Si rezultat u konstatua, se në këto gjendje ndodh humbja e pjesshme e lidhjeve të kontaktit në mes qelizave të veçanta të trurit. "Truri thjesht tkurret, duke humbur gjatë kësaj një sasi të konsiderueshme të lidhjeve të brendshme", - tha Profesor Ronald Duman.

0Shkurtimi i numrit të kontakteve ndërmjet qelizave të trurit shkakton gjithashtu rënien e përgjithshme të aftësisë e tij për të përpunuar informacionin e marrë. Kështu, duke qenë në depresion të rëndë apo stres të vazhdueshëm një person humbet aftësinë për të reaguar në mënyrë adekuate ndaj ndryshimeve në botën që e rrethon.