0Notarët rusë në Londër arritën të përmirësojnë rezultatin e përgjithshëm të ekipit kombëtar - u fitua një medalje argjendi më shumë se në Pekin, por njëkohësisht asnjë medalje ari. Tashmë u njoftua mbi dorëheqjen e trajnerit kryesor të skuadrës Andrei Vorontsov. Ndërsa udhëheqja e Federatës vlerëson performancën e ekipit kombëtar dhe nxjerr përfundimet përkatëse, sportistët gjithashtu bëjnë bilancin e arritjeve të veta. Në Londër ndjehej shumë presioni i fortë psikologjik, por ekipi kombëtar rus arriti ta përballojë atë, tregoi për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” fituesi i medaljes së bronzit në stafetë 4 x 100 në stil të lirë (freestyle) Danila Izotov:

- Për mua kjo është Olimpiada e dytë në jetën time. Prandaj unë isha i përgatitur dhe e kam perceptuar qartë për veten time se Olimpiada është një konkurrencë jashtëzakonisht serioze. Për të përballuar garat sportive duhet jo vetëm një formë e mirë fizike e sportive, por edhe një përgatitje e fortë psikologjike. Olimpiada është kaq e paparashikueshme, saqë madje edhe liderët botërorë mund të mos shkelin dot në piedestalin e nderit, kurse sportistët, të cilët më parë nuk kanë treguer rezultate impresionuese, të arrijnë të fitojnë medalje. Kjo është një barrë shumë e rëndë psikologjike si për sportistët e rinj, ashtu dhe për ata me përvojë. Kështu që unë jam shumë i kënaqur me medaljen e bronzit.

Notarët rusë në të ashtuquajturën "stafetë mbretërore" u mundën vetëm prej më të fortëve në ditën e sotme - nga francezët dhe amerikanët. Për më tepër, lanë pas vetes kampionët aktualë botërorë - australianët, tha Danila Izotov:

0- Kjo nuk është vetëm medalja ime. Kjo është një medalje e fituar në notin në stafetë, pra në një disiplinë shumë prestigjioze. Ky është shpërblimi për punën e lodhshme, të pandërprerë për periudhën katër vjeçare nga Lojrat e Pekinit deri në këto të Londrës. Ne fituan dhe unë jam shumë i kënaqur. Sigurisht, ne i kemi ndjekur me vemendje të madhe rivalët tanë. Mendoj se edhe ata ndiqnin veprimet tona me shumë kujdes. Por unë, personalisht, i kisha vënë pikësynim vetes të tregoja rezultatin tim më të mirë në garat olimpike, konkludoi medalisti rus i bronzit Danila Izotov.