Galeria fotografike:

0Mbyllja grandioze e Lojrave të XXX-ta Olimpike të Londrës

Ceremonia e mbylljes së Lojrave të XXX-ta Olimpike Verore filloi me kakofoninë shurdhuese të orkestrës simfonike. Gradualisht nisi të marrë formë e të përvijohet një melodi dhe me monologun "Të rrosh a të mos rrosh?!" (“To be or not to be?!”) audiencës iu drejtua, i mishëruar në imazhin e Winston Churchill-it, aktori britanik Timothy Spall. Që në fillim të këtij show spektakolar u bë mëse e qartë: se pavarësisht nga premtimet e regjisorit-skenarist të ceremonisë së mbylljes së Lojrave Olimpike Kim Gavin, shfaqja do të jetë me një akcent të theksuar britanik. Atë ashtu dhe e quajtën "Muzika britanike". Faktikisht ajo përfaqësoi në vetvete një koncert tri-orësh të interpretuesve më të njohur anglezë. Në të tingëlloi muzika e “The Beatles”, në skenë dolën muzikantët e grupeve të famshme të tilla si “The Who”, “Pet Shop Boys”, “The Spice Girls” dhe legjendarit “Queen”.

Tablloja ndryshoi tërësisht kur në arenën kryesore të Londrës dolën përfaqësuesit e ekipeve kombëtare. Flamurmbajtëse e ekipit rus ishte sportistja e disiplinës së notit të sinkronizuar Anastasia Davydova. Ajo është e vetmja sportiste pesë herë kampione olimpike në botë në disiplinën e notit të sinkronizuar. Ekipet parakaluan në stadium të gjithë së bashku, pa ndarje në vende. Sportistët fotografonin njëri-tjetrin, u demonstronin me krenari të ligjshme medaljet e veta kameremanëve dhe tundnin me emocion flamujt e shteteve të tyre. E veçantë kjo mbyllje u bë për fituesit e maratonës për meshkuj: medaljet iu dorëzuan atyre pikërisht në kohën e ceremoninë. Kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) zoti Zhak Rogge vuri në dukje organizimin e shkëlqyer të Lojrave dhe falënderoi pjesëmarrësit e spektatorët:

- Ne nuk do të harrojmë kurrë buzëqeshjet, mirësinë dhe mbështetjen e vullnetarëve - heronjve të vërtetë të këtyre Lojrave. Ne falenderojmë publikun, i cili siguroi shoqërimin zanor emocional të garave sportive. Mbështetja juaj i ka frymëzuar atletët për arritje dhe ka krijuar atmosferë festive në çdo stadium. Londra i demonstroi gjithë botës mikpritjen e vërtetë britanike.

Sportistët rusë në ditën e fundit të Lojrave të XXX-ta Olimpike Verore fituan katër medalje: 3 ari dhe 1 bronzi. Gjithsej ekipi kombëtar i Rusisë i siguroi vetes 82 medalje, 24 prej të cilave janë ari. Në këtë mënyrë, në renditjen jozyrtare përkatësisht numrit të medalistëve, e cila përcaktohet në bazë të numrit disponues pikërisht të medaljeve të arta, ekipi rus u pozicionua në vendin e 4-t, duke mbetur vetëm pas SHBA-ve, Kinës dhe të Zonjës së shtëpisë të Lojrave Olimpike - Britanisë së Madhe.