Rezultatet e sondazhit, të kryer nga 26 korriku deri më 9 gusht të këtij viti, treguan se 25% e femrave ruse dhe 20% e meshkujve rusë për hir të qasjes në Internet janë të gatshëm të heqin dorë deri në 3 javë nga seksi, kurse një e treta e gjithë të anketuarve preferojnë të komunikojnë në mënyrë virtuale me miqtë dhe të njohurit e tyre. Sondazhi është kryer nga Agjencia e monitorimit NewsEffector. Në të morrën pjesë 7.800 persona të moshës nga 18 deri në 55 vjeç.

0Përveç kësaj, prej sondazhit u bë e dituar se më shumë se gjysma e të intervistuarve (53%) nuk e imagjinojnë dot, në përgjithësi, jetën e tyre pa Internet, ndërsa 33% e të anketuarve kanë pranuar se ata provojnë një stres të dukshëm gjatë mungesës së qasjes në Rrjet.