Marinarët neozelandezë gjetën në Oqeanin Paqësor një ishull të madh lundrues prej shkume deti të ngurtësuar, njoftoi të premten gazeta britanike "The Daily Mail". Presupozohet se ky masiv me sipërfaqe prej rreth 26.000 kilometra katrorë është formuar si rezultat i ngurtësimit të skorjeve vullkanike.

Ishulli lundrues u zbulua rreth 157 kilometra në jug-perëndim të ishullit Raoul të Zelandës së Re. Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, ata nuk kanë parë ndonjë gjë të ngjashme me këtë në jetën e tyre.

0Shkencëtarët besojnë se"ishulli" gjigand prej llave poroze të ngurtësuar nuk është i rrezikshëm për navigacionin detar, njofton BBC.