Në Greqi zjarri po i afrohet gjithnjë e më shumë Malin të Shenjtë Athos. Në këtë zonë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Në qytetet turistike fqinje është ndërmarrë evakuimi urgjent i njerëzve. I gjithë bregdeti është mbështjellë nga një smog i trashë dhe mund të merret frymë vetëm me veshjen e maskave speciale.

Situata fort e komplikuar vazhdon të ruhet edhe në Itali. Atje për të dytën javë me radhë po digjen pyjet rreth Romës. Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve, përhapja e zjarrit nuk po mund të merret dot nën kontroll.

0Kurse në Bosnjë mbetën vetëm për vetëm në përballimin e tyre me zjarrin banorët e një qyteti të vogël. Shpëtuesit, duke u justifikuar me pajisjen e tyre të dobët me mjetet e nevojshme, refuzuan t’u vijnë atyre në ndihmë.