Astronauti amerikan Neil Armstrong, njeriu i parë që shkeli në sipërfaqen e Hënës, po merr veten e po rivendos forcat pas kryerjes së një operacioni në zemër, njofton BBC. Të dielën ai mbushi plot 82 vjeç.

0Si komandant i ekuipazhit të anijes kozmike "Apollo 11", Armstrong u bë njeriu i parë që zbriti në Hënë më 20 korrik të vitit 1969.