Tre rusë dhe dy shtetas turq gjetën vdekjen në aksidentin ajror që ndodhi me helikopterin rus të marrë me qira për shuarjen e zjarreve pyjore në provincën jug-perëndimore turke të Muğla, njofton një burim në shërbimet ruse të aviacionit të shpëtimit.

Helikopteri po shuante zjarrin pyjor pranë fshatit Karacham. Papritmas ai filloi të humbasë lartësinë, u rrëzua dhe u përfshi nga zjarri. Dy helikopterë të tjerë, të përfshirë në fikjen e zjarreve, hodhën nga lart mbi helikopterin e rrëzuar ujë nga kontejnerët e vet të varur.

0Në vendin e aksidentit ajror deri tani mundi të arrijë vetëm një ambulancë.