0Kjo pikë strategjike banimi u morr nën kontroll nga forcat qeveritare. Opozita me zemër të thyer e pranoi humbjen.

Luftimet për zotërimin e qytetit të dytë më të madh të Sirisë edhe autoritetet, edhe kryengritësit, edhe ekspertët në Perëndim i kanë vlerësuar si vendimtare. Në rast të arritjes së suksesit në Aleppo, opozita e armatosur kishte ndërmend të pushtonte më pas Idlib-in fqinj dhe të formonte në këtë mënyrë një plasdarmë të fuqishme për zhvillimin e mëtejshëm të veprimeve luftarake. Shtypi perëndimor ka trumbetuar me të madhe: marrja e kontrollit mbi Aleppo do ta ushqejë "kryengritjen" me lëngje të freskëta dhe do ta detyrojë Presidentin të bëjë gati valixhet. Por ngjarjet nuk rrodhën në favor të "luftëtarëve kundër regjimit". Edhe pse ky rezultati i betejës nuk do të thotë se forcat qeveritare kanë arritur një avantazh vendimtar, mendon orientalisti rus, Profesor Vladimir Isajev:

- Situata nuk ka ndryshuar rrënjësisht. Sepse, në fakt, edhe më parë një pjesë e rajoneve të Damaskut u morr nën kontroll nga kryengritësit. Por një sukses i caktuar është arritur megjithatë nga trupat qeveritare atje. Kurse më tej gjithçka do të varet nga aftësia e opozitës për t’u rigrupuar dhe për të marrë mjete suplementare financiare nga ana e vendeve të Gjirit Persik, SHBA-ve, BE-së dhe Turqisë. Nga mundësia e depërtimit të forcave të saj nëpërmjet kufirit, i cili praktikisht është fshirë, midis Turqisë dhe Sirisë. Po çfarë veprimesh mund të ndërmarr tani Assad? Meqenëse të gjitha tentativat për zhvillimin e bisedimeve të paqes kanë hyrë në qorrsokak, atëherë unë mund t'i përgjigjem kësaj pyetje me fjalët e përfaqësuesit sirian në Kombet e Bashkuara. Ai tha se do të duhet të merren masa më të rrepta. Bashar Al-Assad e kupton për mrekulli se, meqenëse opozita nuk dëshiron të negociojë dhe vazhdon të merret me provokime të armatosura e sulme kundër regjimit, nuk mbetet rrugë tjetër veçse e folura me gjuhën e forcës ushtarake me të. Por për sa kohë do të mjaftojë ajo, kjo është një pikëpyetje e madhe.

0Duhet të theksohet se Aleppo është një qendër e madhe tregtare, popullata e të cilit mbështet Bashar Al-Assadin. Dhe vendosja atje qoftë edhe e një rregulli elementar - çlirimi i tij nga militantët e armatosur - është funksion i drejtpërdrejtë i qeverisë së tanishme. Përveç kësaj, pas "betejës" për marrjen e qytetit u zbulua se midis militantëve figurojnë jo pak mercenarë të huaj nga Turqia, Katari dhe Arabia Saudite. Megjithatë, duke injoruar tradicionalisht faktet evidente, Leon Panetta deklaroi: "Aleppo është edhe një shembull tjetër tragjik i dhunës së regjimit të Assad-it kundër popullit të vet". Me sa duket nga të gjitha, një demagogji të tillë do të jemi të detyruar të dëgjojmë jo pak tani. Shpjegimi i kësaj duhet kërkuar në një rrafsh tjetër: kryengritësit dhe aleatët tyre perëndimorë e shikojnë qytetin Aleppo jo vetëm si plasdarmë për zhvillimin e operacioneve luftarake, por edhe si një bazë për marrjen e ndihmës së huaj. Kurse tani do të jenë të detyruar të kërkojnë një tjetër.