0Siç doli, në Siri me të vërtetë ka shërbyer njëherë e një kohë një oficer rus me mbiemër të ngjashëm - Kuzheev.

Ai u takua me përfaqësuesit e shtypit në Moskë dhe njoftoi se ai ka dalë që prej kohësh në pension (në lirim), kurse informacioni që u shfaq në media nuk është gjë tjetër veçse një provokim kundër Rusisë.

Kjo histori konfirmoi edhe një herë, se pozita parimore e Rusisë në lidhje me çështjen e Sirisë shkakton acarim në rritje tej të gjithë ata, të cilët i kanë vënë si qëllim vetes përmbysjen e Bashar Al-Assad me çdo kusht. Siç dihet, Moska dhe Pekini bllokuan rezolutën e OKB-së për Sirinë, por në thelb ato përpiqen të parandalojnë ndërhyrjen ushtarake në punët e brendshme të këtij vendi.

Me sa duket nga të gjitha argumente të tjera, përveç gënjeshtrave e trillimeve fund e krye, opozitës së armatosur dhe "grupit të huaj të mbështetjes" së saj, nuk u kanë mbetur më. Kurse Rusinë e kanë akuzuar tashmë për ofrimin e ndihmës ushtarake Damaskut dhe gatishmërinë e saj për t'i dhënë azil politik Bashar Al-Assadit. Dhe ja tani një pasazh i ri, i cili nuk shquhet aspak për origjinalitet. Eksperti ushtarak rus Leonid Ivashov është mëse i sigurt, se provokimi u shkaktua nga kalvari i disfatave të kundërshtarëve të paepur të regjimit aktual sirian:

- Nuk po i del asgjë Perëndimit në planin e përmbysjes së regjimit të Bashar Al-Assadit. Ushtria siriane dhe forcat e sigurisë po vazhdojnë të rezistojnë, ndër të tjera edhe falë mbështetjes politike të Rusisë. Tani kundërshtarët e autoriteteve në Damask kanë nevojë të demonstrojnë se gjoja po provojnë disfatë jo vetëm forcat qeveritare, por po pëson fiasko edhe mbështetja politike e Rusisë. Ata synojnë të demoralizojnë popullatën, e cila nuk do luftë dhe aq më tepër intervencion të huaj në vend, që nuk honeps dot militantët. Dhe gjoja vrasjen e gjeneralit rus e paraqesin si fitoren e vet. Kjo është një nga format e luftës së informacionit dhe ajo është përshkruar më së miri në tekstet mësimore klasike.

Leonid Ivashov vuri në dukje se në Siri ka këshilltarë rusë, por detyra e tyre është mjaft e ndryshme nga ajo që po përpiqen t’u atribuojnë atyre propagandistët tepër të zellshëm.

- Ne kemi këshilltarë në lloje të ndryshme të forcave të armatosura të Sirisë. Misioni i tyre konsiston në dhënien e ndihmës kolegëve sirinë për të mbajtur në gatishmëri luftarake mjetet e mbrojtjes kundërajrore, forcat ushtarake detare dhe lloje të tjera trupash për zmbrapsjen e agresionit të huaj. Në ngjarjet e brendshme të vendit këshilltarët ushtarakë ruse nuk përzihen.

Të gjithë oficerët dhe gjeneralët e tjerë me fillimin e fazës aktive të veprimeve luftarake u larguan nga territori i Sirisë. Dhe kurrfarë provash reale që të dëshmojnë të kundërtën ata, të cilëve nuk u vjen fort për mide pozicioni i Moskës, nuk kanë.