Instituti i Radiofizikës në Lozanë të Zvicrës është i gatshëm të dërgojë ekspertët e vet për të ndihmuar në përcaktimin e shkaqeve të vërteta të vdekjes së Udhëheqësit palestinez Jaser Arafat. Megjithatë, siç deklaruan në administratën e Institutit, autoritetet e Autonomisë Palestineze duhet të garantojnë se rezultatet e shkencëtarëve nuk do të përdoren për qëllime politike.

Muajin e kaluar mjekët deklaruan se nuk përjashtojnë mundësinë e asaj, që versioni i paraqitur pak kohë më parë mbi helmim me polonium të Liderit palestinez të jetë i vërtetë. Për ta konfirmuar atë nevojitet ekspertiza e eshtrave të tij.

0Jaser Arafati vdiq në nëntor të vitit 2004 në një spital ushtarak në periferitë e Parisit në moshën 75-vjeçare. Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar deri tani.