Medaljen e arit dje e fitoi atletja ruse Natalia Antyukhov në garë 400 metra me pengesa.

Medaliste e argjendtë në disiplinën e kërcimit së gjati u bë Elena Sokolova, së cilës nuk i mjaftuan vetëm 5 cm. për tu ngritur në vendin e parë të piedestalit të nderit.

Shiko galerinë fotografike

Medalje bronzi fituan Lyubov Volosova në disiplinën mundje në stil të lirë dhe Alex Denisenko në taekwondo.

Ekipi rus i basketbollit (meshkuj) u rendit në Olimpiadë ndër katër më të fortët, duke fituar bindshëm ndeshjen me lituanezët. Volejbollistët tanë gjithashtu e kapërcyen fazën çerek-finale, duke korrur fitore ndaj ekipit të Polonisë.

Njëherazi katër boksierë rusë i siguruan vetes medalje olimpike. David Hayrapetyan dhe Yegor Mekhontsev dolën në gjysmëfinale, kurse Nadiezda Torlopova dhe Sofia Ochigava arritën në finalet e turneut në kategoritë e tyre të peshave.

0Në kualifikimin e përgjithshëm ekipor Rusia i ruajti vetes vendin e pestë.