Mars Rover “Curiosity”, i cili të hënën ka bërë uljen e suksesshme pranë kraterit marsian Gale, të enjten arriti të dislokojë antenën për komunikim të drejtpërdrejtë me Tokën dhe mblodhi të dhëna mbi rrezatimin dhe temperaturat, njofton NASA.

Me ndihmën e kamerave navigative Mars Rover ka filmuar panoramën e parë 360-gradëshe të zonës përreth dhe bëri një sërë autoportretesh. Përveç kësaj, hulumtuesit vunë në funksionim detektorin e rrezatimit të inkorporuar në të dhe kanë marrë gjithashtu të dhënat e para mbi temperaturën e “Curiosity” - ajo doli pak më e lartë nga ç’pritej, ndoshta për vetë faktin se klima në rajonin e kraterit Gale është më e ngrohtë se ajo e parashikuar.

0Tani Mars Rover do të duhet të fotografojë panoramën marsiane me ngjyra.