Njoftimet e përhapura prej kryengritësve sirianë mbi vrasjen e gjeneralit rus Vladimir Kodzhiev nuk janë gjë tjetër veçse trillim dhe provokim, deklaroi sot një burim në strukturat ushtarake të Rusisë. "Një njeri i tillë me këtë emër dhe në rangun e gjeneralit nuk ka ekzistuar kurrë ", - tha ai.

0Më parë, përfaqësuesi i "Ushtrisë së Lirë Siriane" të opozitës (Syrian opposition Free Army, SSA) deklaroi për kanalin televiziv "Al Arabiya" mbi likuidimin fizik të gjeneralit rus, i cili gjoja ka punuar si këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe komandën e ushtrisë së Sirisë, si dhe përkthyesit të tij. Në njoftimin e kanalit televiziv nuk saktësohet se ku, kur dhe në çfarë rrethanash u vra eprori ushtarak rus.