Ish Kryeministri i Sirisë Riyad Hijab kaloi kufirin me Jordaninë vetëm dy ditë pasi u përhap lajmi mbi arratisjen e tij.

0Riyad Hijab dhe pjesëtarët e familjes së tij u zhvendosën në territorin e Jordanisë në mbrëmje vonë të ditës së martë, njoftuan në Ministrinë e Jashtme të këtij vendi. Aktivistët e opozitës siriane raportojnë se familjes së Hijab iu desh të presë momentin e volitshëm, kur atë të mund t’a kalonin përtej kufirit, në një shtëpi në jug të vendit. Njoftimet që u dukën të hënën në lidhje me atë, se Riyad Hijab tashmë është larguar nga vendi, destinoheshin për të dezinformuar trupat qeveritare që ishin vënë në ndjekje të tij.