Për shkak të tajfunit "Haikui", i cili goditi sot bregun lindor të Kinës, nga zonat e rrezikshme në provincën Zhejiang janë evakuuar 1.54 milionë banorë.

Tajfuni ka dëmtuar seriozisht rrjetin e transportit në rajon. Në aeroportet e vendit janë anuluar qindra fluturime, është pezulluar lëvizja e trenave me shpejtësi të lartë në drejtime të veçanta. Me urdhër të qeverisë janë mbyllur disa nga autostradat kryesore.
Në momentet aktuale njoftime mbi viktima, fatmirësisht, nuk ka.

0"Haikui" është tashmë tajfuni i tretë që goditi rajonin e Kinës Lindore për javën e kaluar.