Irani pranoi se në mesin e 48 pengjeve, të marra në Siri, ka dhe ish anëtarë të Trupave të Rojeve të Revolucionit Islamik. Siç deklaroi sot Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit, ata u ndodhën në territorin e Sirisë ekskluzivisht për qëllime pelegrinazhi në vendet e shenjta shiite dhe nuk janë përfshirë në konflikt.

Kryengritësit sirianë, të cilët kapën grupin e iranianëve, konfirmojnë se të ndaluarit mbërritën në Siri për qëllime zbulimi.

0Të martën Irani iu drejtua OKB-së me lutjen për të ndihmuar në lirimin e pengjeve.