Zjarret në ishujt Kanarie, që i përkasin Spanjës, kanë djegur krejtësisht më shumë se 4.000 hektarë pyje.

Në Parkun Kombëtar “Garahonay” në ishullin e La Gomera, i cili është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të OKB-së, rriten qindra lloje bimësh, ndër të cilat jo pak ekzemplarë unikalë.

0Në natën e së hënës zjarrfikësit kanë njoftuar se ata arritën të ndalojnë përhapjen e mëtejshme të flakëve. Sipas mendimit të tyre, kjo ishte një zjarrvënie e qëllimshme. Zjarret në ishullin fqinj të La Palma kanë zhdukur krejtësisht 1.000 hektarë pyje para kësaj.