Dje, në ditën e 10 të Lojrave Olimpike, u zhvilluan garat sportive për 18 komplete medaljesh. Ekipi kombëtar rus në kualifikimin e përgjithshëm ekipor u ngrit nga vendi i nëntë në atë të gjashtë.

Medalistë të artë u bënë gjimnastja Aliya Mustafina në ushtrimet në unaza paralele, Alan Khugaev në mundjen e stilit greko-romak në kategorinë e peshës deri në 84 kg dhe Julia Zaripova në vrapimin 3.000 metra me pengesa. Medaljen e argjendit e mori gjimnasti Denis Ablyazin në kërcimin akrobatik me rrahje në pedanë. Medalje bronzi fituan mundësi Zaur Kuramagomedov (në kategorinë e peshës deri në 60 kg), atletja Yelena Isinbayeva (në disiplinën e kërcimit me shkop) dhe Eugenia Kolodko (në hedhje disku).

Deri tani ekipi rus ka fituar 7 medalje ari, 17 argjendi dhe 18 bronzi.