Autoritetet kineze kanë evakuuar rreth 200.000 banorë të Shangai-t për shkak të kërcënimit të një tajfuni të fuqishëm. Edhe 130.000 njerëz të tjerë janë evakuuar nga provinca Zhejiang në jug të Shangait, mbi të cilën, siç pritet, do të shembet me gjithë fuqinë e vet tajfuni sonte në mbrëmje ose nesër në mëngjes.

0Sipas parashikimeve të shërbimeve meteorologjike, forca goditëse e fatkeqësisë së natyrës mund të bëhet më e forta që nga viti 2005. Fundjavën e kaluar Kina u përball me goditjet e dy tajfunëve, të cilët morrën jetët e 23 banorëve të vendit.