Në prag nga kozmodromi “Bajkonur” u realizua lëshimi i raketëmbajtëses "Proton" me dy satelitë në bord, i cili përfundoi me dështim të plotë. Shkak për këtë u bë disfunksionimi në punën e bllokut të vrullit (akseleratorit) "Breeze". Satelitët nuk mund të nxirren dot në orbitë. Një burim në industrinë e raketoro-kozmike të Rusisë njoftoi se të dy satelitët mund të konsiderohen të humbur.

0Lëshimet e raketëmbajtëseve “Proton” me blloqet e vrullit (akseleratorët) “Breeze” do të pezullohen përkohësisht. Ndërsa lëshimet pasuese të raketëmbajtëseve të këtij lloji janë zhvendosur për një kohë të mëvonshme. Këto masa janë marrë me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të situatës emergjente.