Në qytetin amerikan të Oak Creek (shteti Wisconsin) një person i armatosur hapi zjarr në një Tempull Sik, duke vrarë gjashtë besimtarë. Policët, që mbërritën shumë shpejt në vendin e ngjarjes, filluan shkëmbimin e zjarrit me sulmuesin, si rezultat i të cilit ai u vra. Krimineli arriti të qëllojë disa herë mbi një polic, i cili me plagë të rënda u dërgua në spital. Përveç policit u hospitalizuan edhe dy persona të tjerë në gjendje kritike.

Sulmi ndodhi në kohën kur dhjetra besimtarë ishin mbledhur, sipas traditës, të dielën në tempullin e tyre. Policia tani për tani nuk disponon kurrfarë informacioni në lidhje me sulmuesin. Është njoftuar vetëm se shërbimet speciale janë vënë në kërkim të shtëpisë së tij.