Këngëtarja Chavela Vargas, e cila ka lindur në Kosta Rika dhe pat deklaruar publikisht mbi lidhjen e saj të dashurisë me piktoren e famshme marksiste Frida Kahlo, vdiq në Meksikë në moshën 94-vjeçare.

Vargas, e cila gjatë gjithë viteve të jetës së saj aktive ka kënduar këngë të lehta meksikane, nuk e ka fshehur kurrë dashurinë e vet ndaj seksit femër, gjë me të cilën në mesin e shekullit të kaluar pat shkaktuar ambivalencë të thellë në Meksikën thellësisht fetare. Gjatë interpretimit të këngëve tradicionale në stilin e preferuar ranchero, vokalistja preferonte të dilte në skenë me veshje për meshkuj, pinte alkool dhe puro në skenë.