Militantët e grupit "Xhihadi Botëror" kanë vrarë të dielën 16 ushtarë dhe oficerë egjiptianë dhe kanë rrëmbyer dy automjete të blinduara transporti në kufirin izraelito-egjiptian.

Një nga automjetet ushtarake u hodh në erë ndërsa po përpiqej të çante rrugën përmes pikës kufitare izraelite të kalimit. Automjeti i dytë i blinduar hapi zjarr mbi pozicionet e ushtrisë izraelite dhe u shkatërrua me zjarrin e kundërpërgjigjes nga ana e kufitarëve izraelitë. Nga ana e palës izraelite askush nuk u lëndua.

Bashkëpunëtorët e forcave të sigurisë të Izraelit deklarojnë, se kjo tentativë për çarjen e kufirit ishte pjesë e planit për kryerjen e një sulmi të madh terrorist brenda territorit të Izraelit. Përkundër faktit se grupi i militantëve u shpartallua, banorëve të jugut të vendit u është rekomanduar që të mos largohen nga shtëpitë e veta dhe të mbyllin dyert në mënyrë sa më të sigurtë - sepse nuk përjashtohet mundësia e depërtimit të një grupi tjetër terroristësh në vend gjatë shkëmbimit të zjarrit me ushtrinë izraelite.