Regjisori i famshëm Larry Wachowski, i cili xhiroi së bashku me vëllain e vet Andrew trilogjinë e tij kult "The Matrix", deklaroi se ka ndërmend të ndryshojë seksin.

Përgatitja për këtë operacion mund t’i marrë 47-vjeçarit Lana Vanchovski - siç kanë filluar ta quajnë kohët e fundit autorin e "The Matrix" sipas emrit në pasaportë - më shumë se një vit. Sipas fjalëve të Wanchovski, për perceptimin e thelbit të vet të vërtetë femëror atij iu deshën plot 10 vjet.

Thashethemet e para mbi atë, se regjisori po përgatitet të ndryshojë seksin e vet, u dukën që në vitin 2003, kur ai u divorcua nga gruaja e tij. Megjithatë, pas ndarjes me të dashurën, Larry u martuar me bukuroshen Ilsa Striks, dhe ky fakt e detyroi publikun të qetësohet.