Ish-Presidenti i Mongolisë Nambaryn Enkhbayar u gjet fajtor nga gjykatësit për korrupsion dhe u dënua me katër vjet burg.

Sipas mediave lokale, fillimisht Nambaryn Enkhbayar u dënua me shtatë vjet burg, por më pas afati i dënimit u reduktua. Kurse ai vetë e quajti vendimin e gjykatës politikisht të motivuar.

Mbështetësit e Nambaryn Enkhbayar nga Partia Popullore Revolucionare e Mongolisë, që kryesohet prej tij, dolën me protesta në rrugë. Ndërkohë ka pasur edhe përleshje me policinë.

Nambaryn Enkhbayar ka drejtuar vendin si president nga viti 2005 deri në vitin 2009.