Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se e dënon aktin e punk lutjes së shkurtër, të kryer nga anëtaret e grupit Pussy Riot në Tempullin e Krishtit Shpëtimtar, por e quan plotësisht të mundshëm dënimin e butë ndaj këtyre feministeve.

"Unë nuk mendoj se ato duhet të gjykohen shumë rëndë", - tha Lideri rus. Sipas fjalëve të Kryetarit të shtetit rus, për fyerjen e ndjenjave të besimtarëve anëtaret e punk grupit mund të merrnin një dënim mjaft të ashpër në Izrael apo në shtetet e botës islame.

0Anëtaret e punk grupit Pussy Riot po gjykohen për "huliganizëm" (akt rrugaçërie), sepse në shkurt të vitit 2012 vajzat ndërmorrën një "punk lutje të shkurtër" në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë.