Sot, në ditën e shtatë të Lojrave Olimpike në Londër, do të zhvillohen garat për 22 komplete medaljesh. Rivalitetin sportiv do ta fillojnë përfaqësuesit e atletikës së lehtë. Në total, në këtë lloj sporti do të zhvillohen garat për 47 komplete medaljesh. Rusët mund të dalin ndër më të fortët në 10-12 disiplina.

Në bazë të rezultateve të gjashtë ditëve të para të konkurrencës sportive ekipi rus është pozicionuar tani për tani vetëm në vendin e nëntë në kuafifikimin e përgjithshëm ekipor. Në pozita kryesuese janë aktualisht ekipet kombëtare të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

0Të enjten sportistët rusë fituan gjashtë medalje - 1 ari, 2 argjendi dhe 3 bronzi.