Sekretari i Parë i Partisë së Punës të Koresë së Veriut Kim Jong-Yun ka botuar veprën e tij të re teorike të titulluar "Le të realizojmë në praktikë idetë patriotike të Kim Jong II dhe do të vazhdojmë ndërtimin e një shteti të begatë".

Në veprën e Kim Jong-Yun e quan ribashkimin e Koresë "detyrë tejet të rëndësishme", me prioritet të lartë shtetëror. Këtë detyrë Lideri i Republikës Popullore Demokratike të Koresë bën thirrje për ta zgjidhur në të ardhmen e afërt.

Kim Jong-Yun i bëri thirrje të gjithë koreanëve, që jetojnë në Veri, Jug ose jashtë vendit, "të angazhohen aktivisht në luftën e drejtë për bashkimin e kombit".