Një nga rojet e Ambasadës italiane, që ishte rrëmbyer në Jemen, u lirua. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore, njoftoi Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të vendit.

0Krimi ka ndodhur më 29 korrik në lagjen Hadda, jo larg godinës së Ambasadës. Roja u rrëmbye nga përfaqësuesit e fisit lokal, të cilët e morrën atë për një turist të zakonshëm. Që në fillim rrëmbyesit nuk paraqitën kurrfarë kërkesash për lirimin e pengut kundrejt shpërblesës dhe patën premtuar ta lirojnë së shpejti atë, duke e shpjeguar veprimin e tyre me dëshirën për të ushtruar presion mbi qeverinë e Jemenit.