0Ndërsa, në fakt, në kryeqytetin britanik erdhën gjithsej 100.000 vizitorë. Duke marrë parasysh specifikat dhe kohëzgjatjen e turneut, në ditët e ardhshme situata mund të përmirësohet paksa. Por që tani është bërë mëse e qartë se Lojrat Olimpike nuk do t’i mbulojnë dot shpenzimet, thotë Drejtor i grupit të kompanive ruse "ALOR" Sergei Hestanov:

- Potencialisht organizatorët e Lojrave Olimpike në Londër prisnin të fitonin rreth 10 miliardë paund. Megjithatë, realiteti objektiv tregon se madje as 1/10 e kësaj shume ata nuk do të mund ta rikuperojnë dot. Dhe shkaku i një rezultati të tillë kaq pikëllues pjesërisht konsiston në faktin, se shuma e shpenzimeve, me marrjen në konsideratë të harxhimeve indirekte për zhvillimin e infrastrukturës, përsosjen e standardeve të sigurisë, i ka tejkaluar shpenzimet e planifikuara fillimisht në gati dhjetë herë. Organizatorët po dalin deficitarë në realizimin e projektin e vet. Dhe më shumë gjasa ka që të gjitha këto shpenzime suplementare të bien mbi supet e shtetit. Siç tregoi edhe përvoja e Lojrave Olimpike në Pekin, kjo Olimpiadë nga fitimi i të hollave po shndërrohet gradualisht në një aktivitet të tillë, rezultati i vetëm pozitiv i të cilit është rritja e prestigjit të vendit.

Duke bërë parashikime mjaft optimiste ekonomike përpara fillimit të Olimpiadës, organizatorët nuk morrën parasysh specifikat e këtij evenimenti sportiv. Ky është një turne kohëgjatë, ku zhvillohen njëkohësisht dhjetëra gara. Në mënyrë që të mos e vrasin mendjen se cilën prej tyre të zgjedhin, shumë sportdashës preferojnë të qëndrojnë në shtëpi për të përfituar nga të gjitha avantazhet komode të transmetimit televiziv.

Një rol jo më të fundit luajti edhe vetë fakti se Londra është një nga qytetet më të shtrenjta në botë. Gjatë kohës së zhvillimit të Olimpiadës u rritën në mënyrë të pritshme çmimet e akomodimit në hotele dhe në kafene, po ashtu si dhe ato të biletave të avionëve. Të gjitha këto i frikësuan turistët, të cilët nuk janë adhurues të sportit.

Më shumë nga të gjithë janë të pakënaqur me Olimpiadën bankierët. Ata janë mjaft larg retorikës politike dhe arsyetimeve bajate rreth prestigjit të vendit, atyre u interesojnë vetëm paratë. Në tremujorin e dytë të këtij viti ekonomia në Mbretërinë e Bashkuar u zvogëluar me 0.7 për qind. Bëri bujë të madhe në gjithë botën skandali me bankën Barclays, kryetari dhe disa bashkëpunëtorë të së cilës janë akuzuar për manipulime me normën kyçe për tregtinë ndërkombëtare të interesit LIBOR. Në këtë situatë kurrfarë Olimpiade, madje edhe ajo më e suksesshmja, nuk do ta shpëtojë dot ekonominë.

Anastasia Pershkina