Tetë pjesëmarrëse të turneut olimpik të badmintonit në dyshe - dy çifte nga Koreja e Jugut, një nga Kina dhe një nga Indonezia - u skualifikuan të mërkurën nga Federata Botërore e Badmintonit për “lojë të pandershme”. Ky vendim është mbështetur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Skandali rreth badmintonisteve plasi pas ndeshjes së kinezeve me koreanet. Të dyja çiftet, të cilat tashmë e dinin se dolën në çerekfinale, luajtën ashtu shkel e shko, jo me potencialin e tyre të plotë, duke ndjekur si pikësynim që t’i sigurojnë vetes kundërshtare më të dobëta në Play-offs. Nuk ia kthjelluan mendjen lojtareve as shprehja e bujshme e pakënaqësisë nga ana e spektatorëve dhe as gjyqtari, i cili doli dy herë në fushën e lojës.

0Si rezultat skualifikimi i 8 badmintonisteve i dha mundësinë ruseve Nina Vislova dhe Valeria Sorokina të luajnë në çerekfinale, ku ato shpartalluan dyshen nga Afrika e Jugut.