Ish Kreu i "Mossad-it" Efraim Halevy, në intervistën e vet botuar të enjten në gazetën amerikane "The New York Times", e hodhi fjalën se autoritetet iraniane duhet t’ia ketë frikën dhënies së goditjeve nga ana e Izraelit mbi objektet bërthamore të Iranit.

"Nëse unë do të isha iranian, do t’ia kisha fort frikën kësaj gjëje gjatë 12 javëve të ardhshme", - tha Efraim Halevy, duke aluduar mbi mundësinë e përdorimit të forcës.

0Më parë, Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se udhëheqja e vendit nuk ka vendosur ende nëse do të mbështetet në përdorimin e forcës për zgjidhjen e kësaj çështjeje.