0Artistët thjesht “fluturojnë” nën kupolën e cirkut: hidhen me salto dyfishe dhe trefishe, fluturojnë në vijë të drejtë dhe të kryqëzuar....Të gjitha truket kryhen në lisharëse që varen lirshëm. Meqë ra fjala, ato janë katërvendëshe në vend të dyvendësheve të zakonshme. Aparatin unikal për këtë atraksion e konstruktoi udhëheqësi i këtij numri cirku, regjizori i mirënjohur i cirkut Vladimir Dovejko. Ai ka bërë edhe përgatitjen qoftë të artistëve rusë, ashtu edhe të atyre kenianë.

Drejtuesit e Cirkut Shtetëror të Rusisë vendosën të ftojnë kenianët për këtë atraksion, sepse në Kenia sporti është i zhvilluar mirë. Për gjithë botën janë të njohur, për shembull, vrapuesit e këtij vendi afrikan. Dovejko ka zhvilluar në Nairobi dhe Mombasu një kasting të rreptë, duke përzgjedhur ndër 600 vetë vetëm gjashtë syresh. Kenianët erdhën për herë të parë në Moskë, por shpejt u adaptuan u bënë njësh me të. Dhe pas një viti e gjysëm stërvitjesh e provash papushim, ata s’mund t’i dalloje më nga artistët e vërtetë të cirkut. Kenianët dolën të ishin njëmend shumë të talentuar, aq sa për një kohë të shkurtër ata mësuan dhe bënë të vetat, ato gjëra që për artistët e cirkut trajnimi fillon që në fëmijëri.

Meqë ra fjala, udhëheqësi i atraksionit “Millenium” Vladimir Dovejko ka dalë vetë në arenë që kur ishte ende fëmijë: ai e filloi karrierën në cirk me numrin e të atit, Vladimir Dovejko-i vjetri (Segnor) dhe duke qenë akoma vogëlush ka ekzekutuar truke unikale. Sot në intervistën për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” ai shprehet i bindur:

- Askush nuk ka kërkuar gjë prej gjëje nga unë. Vetë e doja këtë. Babai im - një artist i madh i cirkut, laureat i medaljes së artë në Monte-Karlo, veç kësaj edhe pilot, pjesëmarrës i betejave të Luftës së Dytë Botërore, ishte njëri nga akrobatët më të famshëm të cirkut sovjetik. Dhe unë e ndjeja të nevojshme të konfirmoja se jam i denjë të mbaj emrin e tij.

Dovejko-i riu (Junior) nuk e solli mëkot ndërmend faktin, se babai i tij ishte pilot. Vladimir Dovejko-i vjetri konsiderohej si një as i vërtetë në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Korpusin e avionit të tij e stoliste një klloun i buzëqeshur dhe mbishkrimi: “Rroftë arti sovjetik!” dhe me këtë avion gjuajtës ai shpartallonte nga ajri hitlerianët. Kur në betejen ajrore të radhës ai rrëzoi një avion gjerman, në timonin e të cilit qëndronte nipi i Herman Gëringut, asin sovjetik e shpallën armik personal të mareshalit të Raihut të Tretë. Dhe u lëshua urdhëri për të gjithë pilotët e Luftwaffe-s që ta asgjësonin “palaçon buzëqeshur”. Duke patur një përvojë të tillë heroike luftarake Dovejko-i vjetri ishte absolutisht i patrembur edhe në atraksionet e tij.

Kurse Vladimir Dovejko-i riu nuk e la të bjerë poshtë lavdinë e të atit. Atraksioni i tij “Shilarëset ruse”, të cilin në media e quajtën, jo ndryshe, por si “vetëvrasësit rusë”, ka fituar praktikisht në të gjitha konkurset kryesore të cirkut të botës, në Monako, Itali, Kinë.

Tatiana Zavjallova