0E marrë në vetvete kjo situatë, sigurisht, nuk do të shkaktojë ndonjë skandal të madh, por së bashku me mangësitë e tjera të organizimit do të shtojë ndjesitë negative.

Në qoftë se situata rreth bankomateve dhe kartave të kreditit është marrë nën kontroll tani nga organizatorët dhe po kërkohen rrugëzgjidhjet e saj, problemet me komunikimin ata, me sa duket nga të gjitha, nuk do të jetë në gjendje për t’i zgjidhur dot. Në ditët e para të Olimpiadës lindën vështirësi me transmetimin e garave sportive - figura nuk paraqitej në vijimësi, ngrinte dhe kishte shumë interferenca. Sipas deklaratave të organizatorëve, kjo ndodhi për shkak të faktit të përdorimit nga shikuesit të smartphones dhe Internetit celular. Ekspertët kanë arritur tashmë të provojnë se sinjali i transmetimit televiziv vazhdon të funksionojë normalisht pavarësisht nga rrjetet celulare. Ndërsa me telefoninë celulare në objektet olimpike puna, si dhe më parë, është keq fare dhe është e pamundur të rregullohet, mendon analisti i Mobile Research Group Eldar Murtazin:

- Situata mund të ndreqet shumë thjesht. Përforcohet komunikimi në ato vende ku parashikohet një fluks i madh njerëzish, për shembull, duke vendosur stacioneve suplementare bazë. Por kjo duhej të ishte bërë nga organizatorët që para fillimit të Olimpiadës. Aktualisht është krejtësisht e padobishme të bëhet një gjë e tillë.

Me problemin e parë dhe më kryesor të sotëm të Olimpiadës - mbushjen e dobët, të pamjaftueshme të tribunave me shikues - organizatorët po vazhdojnë të luftojnë me mënyrat tradicionale, duke çuar atje gjatë zhvillimit të garave sportive nxënësit e shkollave, studentët dhe ushtarët. Londra madje as që u përpoq të shpikë ndonjë rrugëdalje origjinale nga situata e krijuar, tha Zëvendës-kryeredaktori i portalit Chempionat.com Nikollai Petrosjan:

- Tani Komisioni Organizativ është i gatshëm për të lëshuar në tribuna këdo qoftë, me qëllim që të shuajë në një farë mënyre zjarrin e kritikave dhe ta ridrejtojë debatin në një brazdë tjetër. Ky është një dështim i madh për organizatorët, nëse në një ngjarje e tillë si Lojrat Olimpike tribunat e arenave sportive janë bosh. Kjo dëshmon edhe një herë për të metat dhe mangësitë evidente në vetë sistemin e organizimit. "Familja Olimpike" përbëhet pikërisht ata njerëz, të cilët janë të përfshirë në ndonjë farë mënyre në financimin e këtij evenimenti sportiv. Ata marrin një kuotë të caktuar biletash dhe i shpërndajnë ato në mesin e bashkëpunëtorëve të tyre. Njerëzit, të cilët, ka shumë mundësi, të mos jenë tifozë të mëdhenj sporti, marrin në duart e veta biletat dhe nuk dinë se çfarë të bëjë me to.

0Pati vend në Olimpiadë edhe një incident, i cili preku jo vetëm publikun, por edhe organizatorët. Policia humbi çelësat elektronikë të stadiumit Wembley, në të cilin do të zhvillohen disa ndeshje futbolli të turneut. Për të zëvendësuar çelësat e stadiumit, në bazë të vlerësimit paraprak, do të shpenzohen rreth 62 mijë dollarë.

Anastasia Pershkina