0Në Qeverinë e Rusisë theksojnë, se fjalë nuk bëhet kurrsesi për krijimin një baze ushtarake të NATO-s në territorin rus dhe se ngarkesat që do të transportohen nëpërmjet Ulianovskut nuk do të përbëjnë rrezik kërcënues për sigurinë kombëtare.

Gjatë gjashtë muajve të fundit, kur u duk për herë të parë informacioni në lidhje me hapjen e tranzitit ajror përmes Ulianovskut, kjo temë është bërë një nga më të diskutuarat në komunitetin e ekspertëve dhe qarqet politike. Kundërshtarët radikalë të projektit kanë përshkruar tabllo apokaliptike, sipas të cilave pika e tranzitit në Ulianovsk do të bëhet gati faza e parë e pushtimit të Rusisë nga Perëndimi. Tema në fjalë është përdorur si një argument "me peshë" në luftën politike para dhe pas zgjedhjeve presidenciale.

Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë theksojnë, se nëpër këtë qytet nuk do të transportohen ngarkesa të destinacionit të drejtpërdrejtë ushtarak. Në këtë pikë tranziti nuk do të ketë objekte të NATO-s, personel ushtarak dhe civil të saj. Përkundrazi, në këtë rast bëhet fjalë thjesht për biznes, siç ka deklaruar në mënyrë të përsëritur Zëvendëskryeministri rus Dimitri Rogozin. Në vitin 2014 nga Afganistani do të largohen forcat ushtarake të vendeve perëndimore dhe optimizimi i rrugëve të "tërheqjes" së tyre në NATO sot konsiderohet si një nga prioritetet e saj. Rusia, e cila zotëron avantazh gjeografik në këtë rast dhe është e interesuar në operacionet antiterroriste të Aleancës në Afganistan, shprehet e gatshme të marrë pjesë në plotësimin e kësaj detyre, mendon Profesori i Universitetit Ushtarak rus Oleg Kullakov:

- Për tërheqjen e trupave nga Afganistani nevojiten rrugë të besueshme. Dhe në to duhet të jenë të pranishme pika kalimi dhe baza transferimi (entrepots). Dhe një aktivitet i tillë mjaft i ndërlikuar, si tërheqja e trupave nga Afganistani, për NATO-në, në kushtet kur ushtarakët nuk kanë mundësi të diversifikojnë në një shkallë të mjaftueshme itineraret e largimit, presupozon praninë e pikave terminale të transferimit. Nuk ka asnjë shpikje të re këtu. Problemi konsiston në diçka tjetër. Po shfaqen spekulimeve të ndryshme mbi këtë pikë. Ka jo pak persona të tillë, të cilët do të donin ta ekzagjeronin tej mase rëndësinë e kësaj pike të dërgesave tranzite. Por për nga pikëpamja e rrezikut për Rusinë, kjo bazë tranziti nuk përbën asnjë kërcënim.

Rusia, duke i siguruar koalicionit perëndimor tranzitin ajror, ka mundësi të fitojë para me këtë. Sipas kushteve të marrëveshjes, transporti i ngarkesave të destinacionit jo-ushtarak do të realizohet nga kompanitë ruse të transportit dhe kostoja e shërbimeve do të përcaktohet në bazë të parimeve të tregut. Duke marrë parasysh konkurrencën në rritje në sferën e transportimit të mallrave, ky faktor është kyç. Një pjesë e mjeteve financiare, që do të merren nga tranziti në fjalë, planifikohet të investohet në zhvillimin e rrjetit të transportit të autostradës me itinerar Azi Qendrore - Evropë Perëndimore.

Ilia Harllamov