Më shumë se 240 fluturime janë anuluar në pjesën jugore të Japonisë për shkak të tajfuneve "Damrei" dhe "Saola". Nga prefekturat jugore tashmë po vijnë njoftime mbi përfshirjen e tyre nga erëra të forta me shi.

Siç pritet, në një kohë të afërt tajfuni "Saola" do të arrijë ishullin Okinawa, kurse "Damrei" do të godasë disa prefektura të ishullit Kyushu. Tajfunët po lëvizin me një shpejtësi prej 35 kilometra në orë.

0Sipas parashikimeve, në Kyushu dhe Okinawa në ditët e ardhshme do të bien deri në 350 milimetra reshje shi dhe shpejtësia e erës do të arrijë 30-40 metra në sekondë.