0Xhudoisti Mansur Isaev u bë kampion olimpik në kategorinë e peshës 73 kg.

Shiko galerinë fotografike

Rrugën nga faza e klasifikimit e deri në vendin e parë në piedestalin e nderit ai e përshkoi me këmbëngulje e besim të madh në forcat e veta, duke mundur disa kampionë të botës.

- Do të doja t’i shprehja mirënjohjen time të thellë stafit të trajnuesve, trajnerit tonë kryesor, i cili për plot katër vjet rrjesht nuk është ndarë as edhe një çast prej nesh. Për 300 ditë të vitit ne kemi qenë të gjithë së bashku në stërvitje me djemtë e ekipit, me të gjithë ata që na ndihmuan të përgatitemi për etapën përfundimtare të këtyre Lojrave Olimpike. I shpreh të gjithëve nga thellësia e shpirtit mirënjohjen dhe falenderimet e mia.

Dita e tretë e Olimpiadës doli fort e sukseshme për përfaqësuesit rusë të llojeve ekipore të disiplinave sportive. Ekipi i vaterpolisteve ruse në një betejë të vështirë e të fortë sportive arriti të triumfojë mbi ekipin e Britanisë së Madhe. Hendbollistet ruse shpartalluan ekipin e zonjave të shtëpisë të Olimpiadës me rezultatin e thellë 37:16. Turneu sapo ka filluar, por ne po demonstrojmë madje që tani një lojë mjaft të vendosur, bindëse, deklaroi hendbollistja e ekipit përfaqësues të Rusisë Lyudmila Postnova.

Zhgënjyese për tifozët në ditën e tretë të Olimpiadës u bënë rezultatet e garave të notit - sportistët rusë mbetën jashtë kuadrit të medalistëve. Nuk mundën t’i bëjnë konkurrencë serioze rivalëve të vet edhe atletët e gjimnastikës sportive. Në garat ekipore për meshkuj rusët kanë bërë shumë gabime dhe nuk mundën të kualifikohen për medalje. Të parët në këtë disiplinë, siç dhe pritej, dolën kinezët, për të cilët medalja e artë në gjimnastikën sportive u bë e nënta. Por gjatë kësaj plasi skandali rreth vendit të dytë. Fillimisht ai iu dha të zotërve të shtëpisë të Lojrave Olimpike - për kënaqësinë e fansave britanikë dhe gazetarëve, që u kapën me thonj e me dhëmbë pas këtij sensacioni. Por më pas zyrtarët japonezë e apeluan vendimin dhe gjyqtarët u detyruan të rinumërojnë pikët me marrjen parasysh të vështirësive të programeve të paraqitura. Kurse kjo ndryshoi renditjen finale të medalistëve - japonezët morrën medaljen e argjendit, ndërsa britanikët u spostuan në vendin e tretë. Kurse ekipi ukrainas e humbi fare medaljen olimpike.

Sot në Londër do të zhvillohet rivaliteti sportiv për 15 komplete medaljesh dhe shumica e tyre në garat e notit, në të cilat tashmë për të tretën ditë me radhë po triumfojnë amerikanët dhe francezët. Rusia shpreson për medalje në disiplinën e qitjes në stendë, në atletikën e rëndë (peshëngritje) dhe në gjimnastikën sportive për femra.

Galeria fotografike: Gjimnastët rusë hynë në rivalitet sportiv

Sot do të zhvillohet gjithashtu raundi i dytë i ndeshjeve të basketbollit dhe volejbollit. Këtu tifozët rusë janë në pritje të përsëritjes së suksesit të ekipeve përkatëse të femrave, të cilët kanë kaluar në raundin e dytë me vendosmëri dhe lehtësi.

Anastasia Pershkina