Një elefanti, i cili merrte pjesë në ceremoninë budiste në provincën Surin, shkeli për vdekje një njeri. Sipas njoftimit të gazetës “Bangkok Post”, tragjedia ndodhi të hënën, në fillim të ceremonisë, gjatë së cilës Kryeministrja Yinglak Chinnawat (Yingluck Shinawatra) i dorëzoi rrobat e manastirit murgjve budiste, të hipur mbi elefantë.

Një burrë i moshës rreth 50 vjet u ngjit në një pemë pranë sheshit, ku duhej të vinte Kryeministrja. Kur policia i kërkoi personit që të zbresë në tokë, ai u hodh nga pema mu në këmbët e elefantëve dhe filloi t’i përqeshë ata, duke i kapur nga dhëmbët dhe nga feçka.

Një nga elefantët, siç njoftohet, veproi në mënyrë të pahijshme, atipike për këto kafshë: e mbështolli njeriun me feçkë, e ngriti në ajër dhe e përplasi me forcë në tokë, ndërsa më pas e shkeli me dy këmbët e para. Zbutësit e elefantëve (mahouts), që ndodheshin pranë kafshëve të tyre gjatë ceremonisë, e nxorrën të plagosurin nga këmbët e elefantit dhe ia dorëzuan mjekëve. Burri vdiq gjatë rrugës për në spital.

0Pas incidentit tragjik ceremonia vazhdoi.